Aktualitet

Persona të maskuar me armë dhunojnë me shkopinj bejsbollli mjekun në Mirditë

Tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, dyshohet se kanë sulmuar mjekun Martin Prenga.

F.I
Persona të maskuar me armë dhunojnë me shkopinj bejsbollli mjekun
foto ilustruese

MIRDITË-Një incident i rëndë dhune raportohet të ketë ndodhur në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, dyshohet se kanë sulmuar mjekun Martin Prenga. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa Policia sqaron se dhuna ndaj mjekut nuk ka lidhje me profesionin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi në fshatin Konaj, Mirditë, kanë nisur menjëherë hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi M. P., 50 vjeç, banues në Mirditë, me profesion mjek, është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Poll

MOS HUMB