Aktualitet

Po pinte kafe në lokalin e tij, dhunohet me levë pas shpine ish-kreu i zjarrfikëses Mallakastër: S'kam konflikte

Sipas dëshmisë së tij, sapo kishte bërë gati kafen për të pirë dhe autorët e kanë qëlluar pas shpine, pa i thënë asnjë fjalë ku më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.

F.I
Po pinte kafe në lokalin e tij, dhunohet me levë pas shpine ish-kreu i
foto ilustruese

MALLAKASTËR-Një tjetër rast dhune është regjistruar në vend, ku raportohet se ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është sulmuar mëngjesin e sotëm në lokalin e tij në Ballsh. Aliaj mësohet se është dhunuar nga disa persona të maskuar të cilët e kanë goditur me levë pas shpine.

Sipas dëshmisë së tij, sapo kishte bërë gati kafen për të pirë dhe autorët e kanë qëlluar pas shpine, pa i thënë asnjë fjalë ku më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”. Pas incidentit ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe në pjesën e shpatullës.

Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB