Aktualitet

Rikthehen nxënësit në shkolla, Kryepolici Hita: Për sigurinë tuaj s'bëjmë kompromis, flisni nëse diçka ju shqetëson (VIDEO)

Në mesazhine tij, Hita thekson se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë e angazhuar për garantimin e një mjedisi të sigurt në dhe pranë shkollave.

zh.ll
Rikthehen nxënësit në shkolla, Kryepolici Hita: Për
pamje nga policia-dita e pare e shkolles

TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Në mesazhine tij, Hita thekson se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë e angazhuar për garantimin e një mjedisi të sigurt në dhe pranë shkollave. Po ashtu, ai u bën thirrje nxënësve që të flasin dhe të kërkojnë ndihmë nëse përballen me shqetësime.

Mesazhi i plotë:

Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër,

Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë.Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.

Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë.

Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne.

Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt!

Drejtues Madhor Skender Hita
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Poll

MOS HUMB