Aktualitet

Tension te Zogu i Zi: Tentohet të bllokohet qarkullimi, policia ndërhyn dhe shoqëron disa persona (VIDEO)

Protestuesit u mblodhën dhe tentuan të protestojnë te rreth-rrotullimi i Zogut të Zi, në një nga akset më të ngarkuara të Tiranës.

zh.ll
Tension te Zogu i Zi: Tentohet të bllokohet qarkullimi, policia
proteste-zogu i zi

TIRANË- Një protestë është zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa kryeqyteti vijon të përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. 

Protestuesit u mblodhën dhe tentuan të protestojnë te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, në një nga akset më të ngarkuara të Tiranës. Por, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shmangur bllokimin e qarkullimit, teksa gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa protestues.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur efektivët e policisë shoqërojnë disa prej protestuesve pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, shumë pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi.

Protesta është zhvilluar në një moment kur trafiku në Tiranë është rënduar ndjeshëm për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke shtuar edhe më tej vështirësitë në lëvizjen e automjeteve. Aket kryesore të kryeqyetetit janë të 'paralizuara' për shkak të fluksit të lartë të qarkullimit të automjeteve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB