Aktualitet

Rasti i parë me ethet e Nilit konfirmohet në Korçë, përhapet nga pickimi i mushkonjave

Simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella

F.I
Rasti i parë me ethet e Nilit konfirmohet në Korçë,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Është konfirmuar rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri. I prekuri është një 72 vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. I moshuari ka qene duke dalë në lulishte, dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.

Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse. 

Forma të rënda të sëmundjes mund të shfaqen te njerëzit e çdo moshe, por personat mbi moshën 60 vjeç dhe personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuar. Periudha e inkubacionit është zakonisht 3 ditë deri në 14 ditë. Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij por të gjithë kanë rezultuar negativë.

Poll

MOS HUMB