Aktualitet

Dhunua ndaj shefit të Krimeve! Prokuroria kërkoi burg për pronarin dhe menaxherin e 'Orange', Gjykata refuzon kërkesën

Kërkesa është refuzuar nga Gjykata e Sarandës, e cila ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'

F.I
Dhunua ndaj shefit të Krimeve! Prokuroria kërkoi burg për
PAMJE NGA NGJARJA

SARANDË-Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, lidhur me ngjarjen ku u dhunua shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Kërkesa është refuzuar nga Gjykata e Sarandës, e cila ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'. Iljadhi dhe Vatat do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Çfarë ndodhi në 'Orange Club'

Punonjësit e sigurisë së lokalit dhe disa efektivë policie u përfshinë në një përplasje fizike, më 16 gusht pasi disa badigardë dyshohet se po dhunonin një person jashtë ambienteve të klubit. Në momentin e përplasjes, pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. Por, situata është përshkallëzuar pasi dyshohet se gjatë ndërhyrjes, punonjësit e sigurisë kanë goditur edhe Bakallin.

Lidhur me rastin e dhunshëm Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Marjo Katiraj, 35 vjeç, Elgent Ndoj, 38 vjeç, Faik Hoxha, 35 vjeç, Indrit Cullhaj, 34 vjeç, Ardit Kasemi, 31 vjeç, me detyrë ushtarak në Zall-Herr, dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.

 

 

Poll

MOS HUMB