Aktualitet

PAMJET-Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me armë...arrestohet 53-vjeçari në Mullet

Në lokalin në Mullet ndodhej objektiv i kanosjes, një 23-vjeçar me të cilin autori ishte konfliktuar më parë.

F.I
PAMJET-Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një incident i rëndë ka ndodhur para një lokali në Mullet, ku teksa qytetarët ndodheshin në verandën e biznesit, një 53-vjeçar ka ndaluar makinën përballë dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Pamjet janë ndarë nga vetë Policia, ku njoftohet se 53-vjeçari është arrestuar. Në lokalin në Mullet ndodhej objektiv i kanosjes, një 23-vjeçar me të cilin autori ishte konfliktuar më parë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati Nr. 1, operacioni i koduar “Njoftimi”.

Qëlloi me pistoletë në ajër, përballë lokalit në Mullet, ku ndodhej 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit bashkë me municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tij dhe një shtetasi që ndodhej në lokal, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti, si dhe u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në këtë fshat.

53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri (pistoletë), të cilët e posedonte pa leje, përballë lokalit ku ndodhej shtetasi A. H., 23 vjeç, me qëllim kanosjen e tij, sepse ishin konfliktuar më parë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB