Aktualitet

'Ngërçi' për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

 Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias në Kryesinë e Kuvendit.

k.m.
'Ngërçi' për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, dy
Genc Përmeti dhe Gëzim Podgorica

TIRANË- 2 anëtarë të Këshillit Drejtues të RadioTelevizionitShqiptar kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre. Sot, janë dorëhequr nga nënkryetari i Këshillit Drejtues, Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti. Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias në Kryesinë e Kuvendit, ku dhanë "llogari" për vendimet e marra në garën e nisur për drejtues të RTSH-së. 

Edhe pse kanë dhënë dorëheqjen nga posti, asnjë prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për të sqaruar shkakun e dorëheqjes dhe qëndrimin për detyrën që kanë mbajtur deri më tani.

Debati për drejtuesin e ri të RTSH nisi kur sapo ishin dorëzuar të gjithë emrat e kandidatëve. Thuajse 6 muaj nga largimi i Alfred Pezës nga detyra, në garë për të pasuar atë ishin: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por në një mbledhje, u kualifikuan për në raundin e dytë vetëm 2 persona; drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Skualifikimi i bërë pa dëgjuar kandidatët shkaktoi reagime, ku si rrallë herë, PS dhe PD ishin të një mendimi; të dyja palët kërkuan zgjedhje të drejta në të kundërt do të ndërhynin.

Përveç politikës, edhe kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo e denoncoi vendimin për skualifikimin e kandidatëve dhe kërkoi shkrirjen e të gjithë Këshillit. Por po ashtu, ky proces po ndiqet me vëmendje edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Pak ditë më parë OSBE e BE bënë thirrje për transparencë dhe deklaruan se do të ndjekin me vëmendje seancën e sotme në Komisionin e Medias. Tani ka ndërhyrë Kuvendi i Shqipërisë! Komisioni i Medias i sugjeroi Këshillin Drejtues të RTSH të bëjë rivlerësimin e 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB