
TIRANË- Hetimet ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberit e kanë orientuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejt tunelit të Llogarasë. Siç raportohet në media, SPAK po heton tenderin me vlerë 2 milionë euro. Në vazhdën e këtyre hetimeve ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ dhe “Net Group” sh.p.k, kompani të cilat kanë kryer supervizimin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Me firmë të prokurorit Dritan Prençi është kërkuar të merret dokumentacioni i kontratës. Të gjitha dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania, stafi, të ardhurat, kostot dhe çdo dosje tjetër tashmë ka përfunduar në SPAK dhe po analizohet nga hetuesit e çështjes. Edhe pse lajmi për nisjen e hetimeve është mësuar nga burime jozyrtare pranë SPAK, nga këta të fundit ende nuk ka një reagim zyrtar.
“Net Group” e zotëruar nga Valter Begaj, tek e cila Berberi ka qenë më parë i punësuar, ka dyshime të jetë përdorur për të devijuar para, drejt një tjetër kompanie, “Daam”. Edhe kjo e fundit ishte në pronësi të Begajt, por sipas hetuesëve ka dyshimse se pronar "defacto" ishte Evis Berberi. Kompania “Net Group”, duke u bashkuar me “Hill International NV”, fitoi me një ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë eurosh. Kontrata me Ministrinë e Infrastrukturës u lidh më 16 maj të vitit 2022, në një kohë kur Berberi ishte ende në krye të ARRSH-së.
-
-
Tuneli i Llogarasë hapet më 5 korrik
19 Qershor, 19:57 -
-
Tuneli i Llogarasë, objekti më i financuar në 9-mujor, mori 64 mln euro
12 Dhjetor, 08:21
Tuneli i Llogarasë u hap për qarkullim më 5 korrik. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat.
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës./ZËRI