
Tuneli i Llogarasë
TIRANË- Tuneli i Llogarasë, një prej investimeve më të rëndësishme të qeverisë shqiptare në jug, pritet që të hapet për të gjithë kalimtarët në datën 5 Korrik. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ky projekt që ka kushtuar 20.4 miliardë lekë, pritet që të shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme distancën mes Dukatit dhe Palasës, nga 30 minuta që është aktualisht në vetëm 7 minuta. Tuneli do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe me hapjen e tij do të eleminohen një aks i vështirë, siç është ai i ngjitjes dhe zbritjes së Llogarasë.
Poll