
TIRANË- Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Një lojë që mbajti peshë të gjithë tifozët anembanë që mbajtën sytë në Hamburg të Gjermanisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 11 me një gol që shënoi Qazim Laçi. Kroacia përmbysi lojën duke shënuar dy gola njëri pas tjetrit, ndërsa barazimin e vulosi Gjasula. Shqipëria në sfidën e radhës pritet të përballet me Spanjën më 24 qershor në Düsseldorf. Rezultati me Kroacinë u përshëndet nga mediat ndërkombëtare që i konsideruan mbretër Gjasulën dhe Laçin. Vetë kryeministri Edi Rama i përgëzoi kuqezinjtë. Elseid Hysaj u pa të bashkohej me tifozët pas lincimit në rrjetet sociale, ndërsa trajneri Sylvinho ia vuri "fajin" reagimeve të gabuara të futbollistëve dhe moshës së tyre të re. Por, shtoi se e gjitha mund të zgjidhet me eksperiencë dhe me më shumë ndeshje të luajtura.