Video

Kërcënime e shantazhe për godinën në Shirokë, lidhja Luiz Ejlli-Bajrat

Ismailaj zbatoi ligjin dhe urdhëroi shembjen e tij. Dëmin e pësoi një muaj më vonë, kur u shkarkua nga detyra dhe pas tij, kreu i ri i IKMT-së, Ervin Hoxha pushoi nga puna të gjithë inspektorët që kishin marrë pjesë në shembjen e këtij objekti.

F.m
Kërcënime e shantazhe për godinën në Shirokë,
Luiz Ejlli

TIRANË- Vendosja nën hetim e Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka zbuluar se si struktura e IKMT-së dhe e Policisë së Shkodrës ishin vënë në shërbim të grupit të Bajrave. Në kallëzimin e bërë nga ish-kreu i IKMT, Agim Ismailaj, zbulohet se si Luiz Ejlli e kërcënuar me qëllim që të mos shembë një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës që zotërohej nga Bajrat. Por, Ismailaj zbatoi ligjin dhe urdhëroi shembjen e tij. Dëmin e pësoi një muaj më vonë, kur u shkarkua nga detyra dhe pas tij, kreu i ri i IKMT-së, Ervin Hoxha pushoi nga puna të gjithë inspektorët që kishin marrë pjesë në shembjen e këtij objekti. Në kallëzim theksohet dhe se edhe pse Prokurorisë i janë parashtruar faktet se 79-vjeçari Zef Lgataj është thjesht pronari fiktiv i kësaj godine, nuk janë ndërmarrë hapa për kryerjen e verifikimeve shtesë për autorët e vërtetë, duke vërtetuar edhe njëherë lidhjen e autoriteteve lokale me bandat. Një tjetër provë që e përforcon këtë gjë, është edhe fakti që vetë Luiz Ejlli ka deklaruar se në këtë ndërtim është ortak me disa miq të tij të vjetër në Shkodër, duke mos e marrë fare në konsideratë 79-vjeçarin Lgataj. Ai gjithashtu ka kryer një telefonatë në prani të inspektorëve me një person, që është dëgjuar të thotë: Nuk më ka mbetur gjë tjetër, veçse ta zgjidh me armë! Dhe ky person, nuk ishte aspak Zef Lgataj.

Poll

MOS HUMB