Video

Luiz Ejlli nën hetim nga SPAK, lidhja me Bajrat

Në kallëzim bëhet me dije se godina zyrtarisht figuronte në emër të 79-vjeçarit Zef Lgataj, por që në të vërtetë ishte pronë e grupit të Bajrave, persona me precedent penalë dhe të dyshuar si të përfshirë në ngjarje mjaft të rënda kriminale.

F.m
Luiz Ejlli nën hetim nga SPAK, lidhja me Bajrat
Luiz Ejlli

TIRANË- Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT me qëllim që të mos shembin një obejkt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës. Në kallëzim bëhet me dije se godina zyrtarisht figuronte në emër të 79-vjeçarit Zef Lgataj, por që në të vërtetë ishte pronë e grupit të Bajrave, persona me precedent penalë dhe të dyshuar si të përfshirë në ngjarje mjaft të rënda kriminale. Si shpërblim, në rast se do të arrinte që të ndalonte shembjen e objektit, Luiz Ejlli do të përfitonte një pjesë të kësaj pasurie. Kështu këngëtari, ka zhvilluar një takim me ish-kreun e IKMT, Agim Ismailaj, të cilit i ka kërkuar që të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit. Por, Ismaili kavijuar me procedurat dhe pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli e ka kërcënuar ish-kreun e IKMT duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”. Skandali thellohet më tej, pasi inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u shkarkuan nga pasardhësi i Ismailit, Ervin Hoxha, për të cilin SPAK ngre dyshime së kontrollohet nga grupi i Bajrave.

Poll

MOS HUMB