Video

Tritol makinës së policit në Shkodër

Siç duket, kanë kapërcyer kangjellat dhe më pas kanë vendosur lëndën plasëse në mjetin që ndodhej brenda në oborr.

F.m
Tritol makinës së policit në Shkodër
Momenti kur vendoset tritoli

SHKODËR- Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së policit të Rrugores në Shkodër, Kastriot Selimaj. Lënda plasëse është vendosur në gomën e pasme të makinës dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. ZËRI ka siguruar pamjet e momentit kur dy autorët e maskuar, të veshur me mushama të zezë, afrohen pranë banesës së Selimajt. Në një moment, shihet që njëri prej tyre hipën mbi kangjellat rrethuese të banesës. Siç duket, kanë kapërcyer kangjellat dhe më pas kanë vendosur lëndën plasëse në mjetin që ndodhej brenda në oborr. Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 04:00 të mëngjesit. Deri më tani nuk është identifikuar asnjë nga autorët. Vetë Selimaj ka deklaruar se nuk ka probleme, por dyshon që tritoli i është vendosur për shkak të detyrës.

 

Poll

MOS HUMB