Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër shoqëron Ramën me valixhe pas mbërritjes në aeroport

Nga kjo shkrepje fotogarfike duket se ambasadori mbante valixhet e çiftit Rama, të cilët arritën mbrëmë në Republikën Helvete.

l.k
FOTOLAJM/ Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër shoqëron
Momenti kur Ermal Dredha mban valixhet e e çifit Rama

ZVICËR- Kjo foto që shihni më poshtë është shkrepur nga pasagjerët në aeroportin e Zvicrës, ku duket kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij dhe ambasadori i Shipërisë në Zvicër, Ermal Dredha. Nga kjo shkrepje fotografike duket se ambasadori mban me vete valixhe të cilat nuk dihen a janë të çiftit Rama, të cilët arritën mbrëmë në Republikën Helvete.

FOTOLAJM/ Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër shoqëron
Fotoja nga aeroporti

Rama do të marrë pjesë në ekspozitën e artit në Bazel ku do të prezantohet me një skulpturë bronzi mbi 2 metra të lartë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u emërua nga qeveria me 3 nëntor të vitit që lamë pas si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut më 10 shtator 2025. Gjatë kohës në detyrë ai nuk i shpëtoi kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi të zhvilluar në korrik me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit, ai ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative./ZËRI

Poll

MOS HUMB