Aktualitet

Kush e udhëhoqi turmën e protestuesve në Rinas? Përplasje në rrjet mes Gent Prognit dhe protestueses: Nuk isha unë

Teksa një grup të rinjsh ishin drejtuar drejt rrugës së Rinasit, Progni ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se ishte bërë thirrje që grupi të kthehej pas.

l.k
Kush e udhëhoqi turmën e protestuesve në Rinas? Përplasje
Marshimi në Rinas, Gent Progni, Irini Myftaraj

RINAS- Marshimi deri në orët e vona pas mesnate i protestueve që u drejtuan drejt aeroportit Nënë Tereza, ka ndezur debate dhe reagime në rrjet. Rreagimi i parë nga ardhur nga Gent Progni, i cili është njëkohësisht dhe pjesë e grupit që merret me mbarëvajtjen e protestave.

Teksa një grup të rinjsh ishin drejtuar drejt rrugës së Rinasit, Progni ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se ishte bërë thirrje që grupi të kthehej pas.
“Përçarës në çdo cep! I kemi filmuar të gjithë ata që po bëjnë tentativa për prishjen e protestës, duke kërkuar përplasje me policinë”- shkruan ai.


Pak minuta më vonë ka ardhur reagimi i dytë i Prognit, ku përmes një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, duket një protestues, i cili sipas eskpertit të IT-së personi në fjalë u prezantua si polic dhe kërkonte përplasje me policinë.


Pas këtyre deklaratave të Prognit ka reaguar një protestuese e cila shprehet se turmën drejt Rinasit e udhëhoqi ai, i cili sipas saj po fshihet pas personit që eksperti e akuzoi si përçarës.
Ndër të tjera e reja Irini Myftaraj e ka quajtur Prognin “tradhëtar” dhe se që në fillim të protestave ngritja e podiumit para zyrës së qeverisë ka qenë e dyshimtë.


Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit, ku qëndruan deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia vendosi kordon në mënyrë që protestuesit të mos arrinin në aeroportin Nënë Tereza. Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme.
Pas disa minutave rezistencë, qytetarët vendosën të largoheshin pas. Ky marshim u shënua pa incidente dhe konfrontim mes policisë dhe protestueve./ZËRI

Poll

MOS HUMB