Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në Rinas? Protestuesit bllokuan rrugën pas mesnatës

Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme.

l.k
Çfarë ndodhi mbrëmë në Rinas? Protestuesit bllokuan
Momenti kur policia bllokon marshimin e protestuesve

TIRANË- Protesta e djeshme e qytetarëve e cila shënoi ditën e 15-të, përfundoi në autostardën Tiranë-Durrës në rrugën e Rinasit. Një grup të rinjsh marshuan nga Kreyminsitria drej Rinasit pas mbylljes së protestës në Bulevard.

Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit, ku qëndruan deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Rinas? Protestuesit bllokuan
Foto nga protesta

Policia vendosi kordon në mënyrë që protestuesit të mos arrinin në aeroportin Nënë Tereza. Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme.

“Ruani qetësinë, mos bllokoni rrugën, veprimet tuaja janë të paligjshme, policia do të zbatojë ligjin”, ishin thirrjet e forcave të rendit.

Pas disa minutave rezistencë, qytetarët vendosën të largoheshin pas, teksa nuk munguan as thirrjet për policinë: “Bashkohuni me ne!, “Hiqni kapelet!”, “Policia është e jona, jo e Edi Ramës”. Ky marshim u shënua pa incidente dhe konfrontim mes policisë dhe protestueve./ZËRI

Poll

MOS HUMB