KRUJË- Një situatë alarmante është krijuar në Krujë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj. Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen në shpatin e malit dhe rrezikojnë t’u afrohen rreth 30 banesave dhe bizneseve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit, ndërsa në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë ndërhyrje nga ajri me helikopter.
Situata mbetet shqetësuese, për shkak të rrezikut që flakët të përhapen më tej dhe të afrohen drejt banesave dhe bizneseve të zonës./ZËRI