Bota

Shqipëria mes tyre? Abuzimet me fondet e USAID! Trump dërgon grup prokurorësh në Ballkan

Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal Martin De Luca.

F.I
Shqipëria mes tyre? Abuzimet me fondet e USAID! Trump dërgon grup
Donald Trump

SHBA- Një hetim ka nisur për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it në shtetet ballkanike. Administrata e presidentit Donald Trump ka dërguar një grup prokurorësh që do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë. 

Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal Martin De Luca. Ai theksoi se ai dhe ekipi i tij tashmë janë duke hetuar operacionet e organizatës USAID dhe se paratë janë shpenzuar në mënyrë të ngjashme në pjesën tjetër të botës, gjë që ngre dyshime për korrupsion. De Luca ka nisur hetimin nga Sarajeva, ku rezulton se vetem në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID-it me OJQ-të e ngritura nga fondacioni Soros rreth 402 milionë Dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk mund të përcaktohet se ku janë zhdukur.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë Dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë Dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë Dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë. Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqperdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete”, tha Martin de Luca për mediat kroate.

Lëvizja vjen vetëm dy ditë pasi, policia serbe bastisi të martën (25 shkurt) zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi.

Nuk dihet nëse hetimi do të shtrihet edhe në Shqipëri, por pjesë e "projekteve" të USAID ishte dhe vendi ynë. USAID ka sjellë 1.7 billion dollarë brenda harkut kohor të 4 viteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e publikuar nga faqja "KosData", tregojnë se Kosova ka marrë më së shumti ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e fundit i zënë Shqipëria dhe Serbia. 

Fondet e USAID në Ballkanin Perëndimor (2020-24)

Kosova: $537 million
Bosnja: $402 million
RMV: $290 million
Serbia: $209 million
Shqipëria: $189 million
Mali i Zi: $77 million

Totali: $1.7 billion

Ndërprerja e fondeve të USAID

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera. Kjo nuk do të thotë që ndërprerja do të jetë e përherëshme. Përkundrazi! Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhuravre nga Amerika./ZËRI

Poll

MOS HUMB