
TIRANË- USAID ka sjellë 1.7 billion dollarë brenda harkut kohor të 4 viteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat janë publikuar nga faqja "KosData", e njohur për infografikat e saj dhe është shpërndarë nga ish-emisari i Donald Trump për rajonin, Richard Grennel. Nga të gjitha shtetet e rajonit, është Kosova ajo që ka marrë më së shumti ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e fundit i zënë Shqipëria dhe Serbia. Kjo pasi, nëse paratë e marra përpjestohen me numrin e popullsisë, as Shqipëria dhe as Serbia nuk e kalojnë shumën prej 100 dollarës/person. Kjo gjithmonë në harkun kohor të 4 viteve.
Për shifrat e publikuara, një koment ka pasur edhe Grennel, i cili shkruan: Amerikanët e palodhur paguajnë taksa - politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë këto para pa u matur. Miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Këtu është një fragment vetëm ajo që ka bërë USAid…
Fondet e USAID në Ballkanin Perëndimor (2020-24)
Kosova: $537 million
Bosnja: $402 million
RMV: $290 million
Serbia: $209 million
Shqipëria: $189 million
Mali i Zi: $77 million
Totali: $1.7 billion
-
-
USAID: Shqiptarët të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive
18 Nëntor, 18:38 -
Nëse i zbërthejmë fondet për "frymë" (bazuar në vlerësimet e përafërta të popullsisë), shifrat flasin vetë.
Kosova (1.6M people): $336 për person
Bosnja (3.2M people): $125 për person
RMV (1.8M people): $161 për person
Serbia (6.6M people): $32 për person
Shqipëria (2.8M people): $67 për person
Mali i Zi (620K people): $124 për person
Por çfarë ka ndodhur me fondet e USAID dhe përse po ndërpriten?
Asnjë nuk është suprizë! Pa u bërë ende president, gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se nuk do të shpërndante më para për vendet e tjera, duke vendosur prioritet cilësinë e jetës së qytetarëve amerikane. Në momentin që u fut në Shtëpinë e Bardhë, e mbajti fjalën. Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera. Kjo nuk do të thotë që ndërprerja do të jetë e përherëshme. Përkundrazi! Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhuravre nga Amerika. Teksa Elon Musk bënte detyrën e tij si "gardian" i shpenzimeve të taksapaguesëve amerikane, publikohet edhe lajmi për ndalimin e USAID. Për presidentin, ishin "radikalë të çmendur", ndërsa për Musk ishin "organizatë kriminale". Madje ky i fundit u shpreh se USAID ka ndërhyrë dhe ka ndikuar edhe politikisht me fondet e tyre. Por nuk dha shembuj dhe as vende se ku kishte ndodhur ajo për të cilën i akuzonte punonjësit e USAID.
Në këto kushte, drejtimin e organizatës e ka marrë sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Çfarë është USAID?
Agjencia është krijuar me një urdhër të Presidentit amerikan Kennedy në vitin 1961. Ajo është një ndër agjencitë me potencialin më të madh financiar dhe me një aktivitet të shtirë në të gjithë botën. Vetëm në vitin 2023, buxheti i saj ka qenë 43.4 miliardë dollarë, ndërsa për rajonin e Europës dhe Eurazisë, USAID këtë vit ka dhënë asistencë në vlerën 17.2 miliardë dollarë, në qeverisje, ndihmë humanitare, edukim, agrikulturë, administatë shëndetësi etj. Emri i agjencisë është mjaft i njohur edhe në vendin tonë, pasi ajo ka vepruar në Shqipëri që prej vitit 1992 me hyrjen e demokracisë duke u përfshirë në shumë fusha në Shqipëri, duke shpenzuar gjithsej 500 milion dollarë. Ndihma herë ka qenë në aspektin financiar dhe herë të tjera në nivel ekspertësh./ZËRI