Politikë

Pezullimi i fondeve në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA: Duhet të përqendrohemi në interesat kombëtare

Në një deklaratë zyrtare që mban firmën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ndihma do të pezullutohet për një periudhë 90-ditore.

k.m.
Pezullimi i fondeve në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA: Duhet të
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht pas publikimi të listës së institucioneve që do t'u ndërpriten fondet nga SHBA. Në sqarimin e bërë për mediat, Ambasada ka bërë me dije se vendimi ka lidhje me Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rishikimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare. Në një deklaratë zyrtare që mban firmën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ndihma do të pezullutohet për një periudhë 90-ditore.

"Ky pezullim synon të garantojë që fondet e taksapaguesve amerikanë të përdoren në mënyrë efektive dhe në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA,"-shkruan ndër të tjera Ambasada në reagimin e parë pas vendimit.

Ju referojmë te deklarata për shtyp e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar. Më poshtë gjeni variantin shqip të deklaratës.

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë financimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA, të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për shqyrtim. Ai ka nisur një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efektive dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA, sipas agjendës ‘Amerika e Para’. Presidenti Trump ka theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë të ofrojnë para pa asnjë rezultat për popullin amerikan.

Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort është jo vetëm e drejtë, por edhe një detyrim moral. Sekretari është krenar për të mbrojtur investimet amerikane përmes një rishikimi të qëllimshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve të ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit. Mandati i popullit amerikan ka qenë i qartë – duhet të përqendrohemi më shumë në interesat kombëtare të SHBA. Departamenti i Shtetit dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.

Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe udhëzimet e Sekretarit janë një hap tjetër përpara në këtë mision.

Siç ka thënë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio: “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tre pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

Ju faleminderit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun.

Tashmë, do të mbetet për t'u parë nëse për drejtësinë e re do të ketë një rikthim të mbështetjes nga Amerika. Vendimi i Trumpit kërkon që për 90 ditë të ketë një shqyrtim se ku shkojnë fondet dhe nëse dilet në përfundimin se përputhen me vlerat dhe qëllimet e SHBA-ve, do të vazhdojnë që të shpërndahen. Ky mund të jetë edhe rasti i institucioneve të reja të drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB