Politikë

"SPAK, GJKKO dhe ministritë"/ Ambasada Amerikane u çon njoftim gjithë institucioneve shqiptare: E vendosi Trump, ndërpritet mbështetja dhe fondet!

Asnjë fond! Të paktën deri në një moment të dytë! 

k.m.
"SPAK, GJKKO dhe ministritë"/ Ambasada Amerikane u çon
Ambasada Amerikane

TIRANË- Nuk është mbushur java nga lëshimi i urdhërit të Trump dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri ka marrë të gjitha masat për të bazuar porosinë e të parit të shtetit! Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve shqiptare duke i lajmëruar se do t'u ndërpritet menjëherë mbështetja dhe fondet. Të paktën deri në një moment të dytë! Sipas dokumentit, të cilin "Albanian Post" e disponon, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve.

LISTA E INSTITUCIONEVE:

Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

"SPAK, GJKKO dhe ministritë"/ Ambasada Amerikane u çon"SPAK, GJKKO dhe ministritë"/ Ambasada Amerikane u çon

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha pushtetet lokale

Por rastësia ka çuar sot edhe kryeministrin Edi Rama që t'i përmendtte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimin e zhvilluar sot, i cili mund të jetë zhvilluar edhe më parë, Rama mori pjesë në lidhjen e bashkëpunimit mes shkollës “Harry Fultz” me Institutin e Teknologjisë Rochester, një ndër universitetet më të mira në SHBA. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama falënderoi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan mbështetës i disa projekteve për një arsimin cilësor në vendin tonë.


“Nuk është bërë shumë publike se çfarë bën fondi Shqiptaro-amerikan për teknologjinë. Tek Piramida ka një praktikë të jashtëzakonshme të futjes së fëmijëve në teknologji. Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan mendoi që t’i ofrojë studimet e larta në Shqipëri. 80 mijë dollarë viti në SHBA. Ajo që po bëjmë me fondin amerikan për zhvillimin të krijojmë suport me bursa, me kosto që të jenë të përballueshme. Po mundohemi të gjejmë burse sidomos për ata që vijnë nga Harry Fultz. Është bërë zakon të falënderohet Ambasada Amerikane dhe kur nuk është prezentë kështu që sot është prezente. Falënderoj shumë përfaqësuesen dhe është e dyta ditë rresht që ne takohemi dhe flasim për dy realitete të reja akademike dhe profesionale që lidhen me Shtetet e Bashkuara,"-tha Rama. 

Ndoshta edhe pa e ditur "notën diplomatike" që u shpërnda sot edhe në media. Dokumenti mban datën e sotme, ndaj ka gjasa që kreu i qeverisë ka falenderuar Ambasadën Amerikane, por pa e ditur që këto ndoshta do të jenë investimet e fundit që vijnë nga Uashingtoni.

Megjithatë vendimi nuk ishte i papritur pasi vetëm pak ditë më parë, ZËRI publikoi një lajm, ku demokratja Edith Harxhi dhe analisti Baton Haxhiu flisnin për bllokimin e fondeve nga SHBA, duke shtuar se fondet do të ndërpriteshin edhe për SPAK. Vetëm pak ditë më pas, lajmi u konfirmua nga Ambasada Amerikane.

Tashmë, do të mbetet për t'u parë nëse për drejtësinë e re do të ketë një rikthim të mbështetjes nga Amerika. Vendimi i Trumpit kërkon që për 90 ditë të ketë një shqyrtim se ku shkojnë fondet dhe nëse dilet në përfundimin se përputhen me vlerat dhe qëllimet e SHBA-ve, do të vazhdojnë që të shpërndahen. Ky mund të jetë edhe rasti i institucioneve të reja të drejtësisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB