Politikë

Plani i punës në Kuvend/ Konferenca e Kryetarëve pa dakordësi, çfarë pritet të diskutohet nesër në seancë

Kalendari dhe programi i punës dhe të votohet në seancën e nesërme në Kuvend.

F.I
Plani i punës në Kuvend/ Konferenca e Kryetarëve pa
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve zgjati vetëm 20 minuta. Në mbledhje u shqyrtua draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 10 shkurt-21 mars 2025 dhe u shqyrtua draftkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 10 shkurt-28 shkurt 2025. Por palët nuk kanë arritur dakordësinë në lidhje me programin e punës së seancës së nesërme plenare.

"Ne jemi mbledhur me 20 Janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar ne projekt-kalendar. Tani na del qe e paskan depozituar ne daten 10 Janar. Keni futur per ne seance plenare sepse po e perdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po beni ligjvenie elektorale me qellim shperndarjen e favoreve dhe parase publike per te marr voten per Partine Socialiste. Ju parashikoni te jepni grante per te marr vota. Kodi Zgjedhor e ndalon kete shperndarje grantesh ne kohe zgjedhore por ju nuk pyesni. Nderkohe ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsine e shpejte, ndersa nismat e deputeteve kane me vite qe nuk shqyrtohen. Hiqeni urgjentisht nga kalendari sepse jeni ne shkelje te kodit zgjedhor",-tha deputetja demokrate Ina Zhupa.

Kalendari dhe programi i punës dhe të votohet në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme do të nisë në orën 14:30. Pikat kryesore të cilat pritet të nxisin debat ditën e nesërme pritet të jenë nismat e iniciuara nga deputetë të Partisë Demokratikë dhe Partisë Socialiste mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sa i përket votës së diasporës./ZËRI

Poll

MOS HUMB