
TIRANË- Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër në Shqipëri, shqiptarët do të votonin më shumë Adriatik Lapajn me partinë "Shqipëria Bëhet". Në sondazhin e publikuar tek ZËRI, nga 4397 vota, 58% u shprehën hapur se do të votonin për Lapajn, në krahasim me drejtuesit e tjerë të partive politike. I dyti pas Lapajt listohet Agron Shehaj me "Mundësia", i cili ka marrë 36% të votave. Më pak vota nga gjithë të tjerët kanë marrë Arlind Qori dhe Endri Shabani. Qori me "Lëvizja Bashkë", ka marrë 5%, ndërsa Shabani me "Nisma Thurje" ka marrë vetëm 1% të qytetarëve që janë futur për të votuar.
TË DHëNAT E SONDAZHIT
-Arlind Qori, Lëvizja Bashkë
5%
-Adriatik Lapaj, Shqipëria Bëhet
58%
-Agron Shehaj, Mundësia
36%
-Endri Shabani, Nisma Thurje
1%
Vota gjithsej 4397
Ky është "kampioni" i marrë në faqen e ZËRI-t, por nuk dihet nëse vërtetë këto vota do të hidhen në kuti nga qytetarët shqiptarë mëngjesin e 11 majit. Partitë e reja në këto zgjedhje mund të presin vota për herë të parë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë mundësinë që të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Deri më tani, qasja ndaj të rinjve duket e mirë, por të vërtetën do ta thonë vetëm kutitë e hapura të votimit të nesërmen e zgjedhjeve, më 12 maj. Tashmë, përveç partive të reja, ZËRI do të ndjekë të njëjtën "procedurë" edhe për 2 grupimet e tjera parlamentare (PS dhe PD), ndaj jepni dhe ju mendimin tuaj...
Edhe në këtë rast, vota është e fshehtë!/ZËRI