Bota

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Suedi, qëllohen 5 persona

Policia thotë se nxënësit po mbahen brenda "për qëllime sigurie".

F.I
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në
PAMJE NGA NGJARJA

SUEDI-Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore. Të shtënat ndodhën në Orebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, në shkollën Risbergska rreth orës 13:00 raporton BBC. Për momentin nuk dihet shkalla e plagëve të marra nga personat. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strommer, tha se situata ishte “shumë serioze”.

“Raportet e dhunës në Orebro janë shumë serioze. Policia është në vendngjarje dhe operacioni është në zhvillim të plotë. Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet”, theksoi ai.

Një nga drejtorët e shkollës tha për shtypin vendas se situata mbetet e rëndë. Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Policia thotë se nxënësit po mbahen brenda "për qëllime sigurie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB