Aktualitet

'Do fitosh 2 mijë euro'! Në emrin e Taulant Ballës tentuan t'i zhvasin 100 mijë € Dukës, të arrestuarit japin dëshmi kontradiktore

23-vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh Edison Korrën, ndërsa pretendon se pas mesazhit në Instagram, një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës

F.I
'Do fitosh 2 mijë euro'! Në emrin e Taulant Ballës
Edison Korra, Armand Duka dhe Orest Balla

TIRANË-Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, të arrestuarit e dyshuar për mashtrimin e kreut të FSHF, Armand Dukën për t’i marrë 100 mijë euro kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve. Lidhur me rastin Orest Balla ka deklaruar se kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të një komunikimi me një person tjetër.

23-vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh Edison Korrën, ndërsa pretendon se pas mesazhit në Instagram, një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, i cili në të vërtet ishte agjenti i policisë.

Por ndryshe nga Ores Balla, Edison Korra ka dhënë një verison tjetër lidhur me rastin. Korra ka deklaruar se Orest Balla e kishte kontaktuar në një lokal dhe i kishte kërkuar të merrte një porosi.

Këto dëshmi paraqiten kontradiktore mes tyre, duke ngritur dyshime mbi versionet e dhëna nga dy të arrestuarit dhe mbi rolin që secili prej tyre ka pasur në skemën e dyshuar të mashtrimit. Ndërkohë, komunikimi me vetë Armand Dukën dyshohet se është kryer nga një person tjetër, përmes mesazheve në aplikacionin Signal.

Dy të rinjtë i janë prezantuar Armnad Dukës në aplikacionin 'Signal' si Taulant Balla dhe i kanë kërkuar shumën prej 100 mijë euro në kriptovaluta. Duka u ka thënë personave se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të kontaktonin me djalin e tij, duke u shprehur se ai merrej me këto transaksione.

Në vijim, një agjent policie ka komunikuar me dy të dyshuarit duke u prezantuar si djali i Armand Dukës. Dy të rinjtë kanë kërkuar që paratë të dorëzoheshin në Elbasan. Në momentin e dorëzimit të shumës, efektivët kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar. Pas mashtrimit dyshohet se fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB