Aktualitet

Tentuan t'i marrin kreut të FSHF-së 100 mijë €! FOTOT e 2 autorëve, mesazhet në 'Signal': Paratë na i sill në Elbasan

Dy të rinjtë kanë pranuar dhe kanë kërkuar që paratë të dorëzoheshin në Elbasan.

F.I
Tentuan t'i marrin kreut të FSHF-së 100 mijë €! FOTOT e
Orest Balla dhe Edison Korra

TIRANË-Personat në foto janë dy të rinjtë Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, të cilët arrestuan pasi tentuan të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën për t’i marrë 100 mijë euro. 

Korra dhe Balla kanë përdorur një profil në rremë në rrjetet sociale, për të futur Dukën në 'rrjetën' e mashtrimit. Ata janë prezantuar në aplikacionin 'Signal' si Taulant Balla dhe i kanë kërkuar shumën prej 100 mijë euro në kriptovaluta. 

Duka ka dyshuar për tentativën e mashtrimit dhe ka vënë në dijeni autoritetet policore. Ai u ka thënë personave se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të kontaktonin me djalin e tij, duke u shprehur se ai merrej me këto transaksione.

Në vijim, një agjent policie ka komunikuar me dy të dyshuarit duke u prezantuar si djali i Armand Dukës. Për të realizuar kapjen në flagrancë, agjenti u ka komunikuar se transaksioni në kriptovaluta nuk po funksiononte dhe u ka propozuar që shuma të dorëzohej në cash. Dy të rinjtë kanë pranuar dhe kanë kërkuar që paratë të dorëzoheshin në Elbasan. Në momentin e dorëzimit të shumës, efektivët kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.

Pas mashtrimit dyshohet se fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi. ZËRI ka raportuar më herët rastet e shumta nën emrin e ish-Ministrit të Brendshëm Taulant Balla apo të kryebashkiakut Erion Veliaj. Prej fillimit të viti 2023 Florian Gjergji është një prej personave më të kërkuar sa i takon skemave të mashtrimit. Policia në disa raste ka zbardhur me prova, se si ai vendoste gjoba ndaj biznesmenëve duke u prezantuar herë si kryebashkiak i Vlorës dhe herë si Erion Veliaj i Tiranës. Gjergji përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB