Aktualitet

Vrau 36-vjeçarin në Dibër në 2018, arrestohet në Itali Vanxhel Balla

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018, ku Vangjel Balla së bashku me vëllain e tij Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras vranë me thikë Idajet Zogun 36 vjeç.

F.I
Vrau 36-vjeçarin në Dibër në 2018, arrestohet në
foto ilustruese

ITALI-Vangjel Balla, 28 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është në Bolzano të Italisë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Balla rezulton i dënuar për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg. 28-vjeçarit i kanë mbetur edhe 9  vite burg për të kryer.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018, ku Vangjel Balla së bashku me vëllain e tij Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras vranë me thikë Idajet Zogun 36 vjeç. Konflikti nisi për motive banale dhe u pasua me vrasje në lokal.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB