Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë lagjes 'Zinxhira', zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Flakët kanë ngritur shqetësim për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, dukuri e cila ka bërë që shërbimi zjarrfikës të ndërhyjë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një qytetar.

M.K.
Gjirokastër/ Zjarr pranë lagjes 'Zinxhira',
foto nga zjarri

GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me barisht shkurre dhe mbetje në lagjen 'Zinxhira' të Gjirokastrës në afërsi të banesave.

Flakët kanë ngritur shqetësim për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, ku ka bërë që shërbimi zjarrfikës të ndërhyjë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një qytetar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Efektivët kanë punuar për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve duke neutralizuar rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Pas ndërhyrjes vatra është izoluar dhe zjarri është shuar plotësisht. Nga flakët nuk janë raportuar dëme në banesa./ZËRI

Poll

MOS HUMB