Aktualitet

Hapet "thesi" i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkon rritje: Paguhemi më pak se strukturat homologe (KËRKESA)

Efektivët argumentojnë se paga bazë aktuale nuk është në të njëjtin nivel me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, duke shtuar se janë mision të vazhdueshëm 24 në orë, 7 ditë në javë. 

zh.ll
Hapet "thesi" i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkon
foto ilustrim: efektivet e gardes-kerkesa

TIRANË- Pas gjyqtarëve, edhe efektivët e Gardës së Republikës kërkojnë rritje të pagave. Përmes Sindikatës së Gardës, ata i janë drejtuar qeverisë me kërkesën që përmirësimi i trajtimit financiar të përfshihet në diskutimet për Buxhetin e Shtetit 2027.

Efektivët argumentojnë se paga bazë aktuale nuk është në të njëjtin nivel me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, duke shtuar se janë mision të vazhdueshëm 24 në orë, 7 ditë në javë. Në kërkesën e tyre, efektivët e Gardës krahasojnë pagën bazë për gradën fillestare të inspektorit me pagat në Forcat e Armatosura, të cilat, sipas tyre, janë dukshëm më të larta.

KËRKESA

Sindikata e Gardës së Republikës përshëndet vëmendjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare dhe politikat e ndërmarra për përmirësimin e trajtimit financiar të strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si Forcat e Armatosura dhe Policia e Burgjeve. Çdo investim te uniformat që i shërbejnë shtetit është një vendim plotësisht i drejtë.

Megjithatë, siç pasqyrohet në tabelat zyrtare të bashkëlidhura, vërehet një disbalancë e ndjeshme në Pagën Bazë për gradë të efektivëve të Gardës së Republikës, në raport me strukturat homologe:

Paga bazë e nivelit fillestar në Gardë (Inspektor) mbetet në kuotën 73,500 lekë.

Ndërkohë, nivelet bazë me përvojë në FA arrijnë mbi 82,000 lekë, ndërsa në Policinë e Burgjeve paga bazë për gradat paralele të nivelit zbatues dhe drejtues paraqitet dukshëm më e lartë.

Punonjësit e Gardës së Republikës përmbushin çdo ditë një mision me rëndësi të veçantë shtetërore, duke garantuar (24/7) sigurinë e institucioneve qendrore dhe personaliteteve më të larta vendase e të huaja.

Pikërisht në funksion të këtij misioni, i drejtohemi me besim institucioneve vendimmarrëse që:

Në hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2027, të planifikohet rishikimi dhe rritja e Pagës Bazë për gradë për punonjësit e Gardës së Republikës duke ruajtur ekuilibrin dhe dinjitetin e merituar brenda sistemit të sigurisë kombëtare.

Ftojmë publikun të njihet me të dhënat zyrtare në tabelat bashkëngjitur:

A mendoni se në Buxhetin 2027 duhet të harmonizohet madje të tejkaloj paga bazë e punonjësit të Gardës së Republikës me pjesën tjetër të strukturave të sigurisë? Presim me respekt mendimin tuaj.

Hapet "thesi" i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkonHapet "thesi" i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkon

Hapet "thesi" i pagave/ Pas gjyqtarëve, edhe Garda kërkon
kerkesa

Kërkesa e punonjësve të Gardës vjen në një moment kur në vend ka pasur një debat mjaft të fortë, në lidhje me pagat e magjistratëve, teksa çështja ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB