Aktualitet

Memaliaj kundërshton hartën e re territoriale, këshilli voton kundër bashkimit me Tepelenën

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë nga 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak morën pjesë vetëm 10.

M.K.

Memaliaj kundërshton hartën e re territoriale, këshilli voton

MEMALIAJ- Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka kundërshtuar draft-projektin për bashkimin e kësaj bashkie me Tepelenën në kuadër të diskutimeve për riorganizimin administrativo-territorial.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë nga 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak morën pjesë vetëm 10. Nëntë prej tyre votuan kundër draft-projektit, ndërsa një këshilltar abstenoi.

Përfaqësuesit socialistë nuk morën pjesë në procesin e votimit, ndërsa vendimi i këshillit u mor pas një serie dëgjesash publike të zhvilluara në pesë njësitë administrative të Bashkisë Memaliaj.

Gjatë konsultimeve me banorët kundërshtimet ndaj bashkimit me Tepelenën janë përqendruar kryesisht te ruajtja e shërbimeve pranë komunitetit pasojat ekonomike për bizneset dhe frika se ndryshimi i organizimit territorial mund të ndikojë në shpopullimin e mëtejshëm të zonës.

Me votën e sotme Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka formalizuar qëndrimin e tij kundër draft-projektit në pjesën që parashikon përfshirjen e bashkisë në një njësi të përbashkët me Tepelenën.

Vendimi pritet të jetë pjesë e procesit të mëtejshëm të diskutimeve për reformën administrativo-territoriale, teksa bashkitë po shprehin qëndrimet e tyre mbi propozimet për ndryshimin e hartës vendore./ZËRI

Poll

MOS HUMB