Aktualitet

Dhunuan çiftin në Fushë-Arrëz, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej 5 autorëve (EMRI)

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhë Nika u dhunuan brutalisht dhe përfunduan në spital, është shpallur në kërkim shtetasi Kristian Bala, i dyshuar edhe për kërcënime ndaj djalit të çiftit Nika.

zh.ll
Dhunuan çiftin në Fushë-Arrëz, identifikohet dhe shpallet
skender nika-vendngjarje

PUKË- Është identifikuar njëri prej autorëve që dyshohet se mori pjesë në dhunimin e çiftit Nika në Fushë-Arrëz, ndërsa policia vijon kërkimet për bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhë Nika u dhunuan brutalisht dhe përfunduan në spital, është shpallur në kërkim shtetasi Kristian Bala, i dyshuar edhe për kërcënime ndaj djalit të çiftit Nika.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arst, ku autorët dyshohet se i kanë zënë pritë çiftit në rrugë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht. Sipas dëshmisë së Skënder Nikës, dhënë nga spitali, ai dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar nga rreth pesë persona të maskuar, të veshur me uniforma të ngjashme me ato të forcave speciale RENEA dhe të pajisur me armë dhe shkopinj.

Ai ka deklaruar gjithashtu se më herët ka pasur një konflikt me një familje në fshat, të cilët e kanë akuzuar për spiunazh. Gjithashtu, dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë shkaku i saktë i ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 16 qershorit, ku çifti i bashkëshortëve Nika u dhunuan nga persona ende të pidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis. Denoncimi i parcelave dyshohet se është bërë shkak i dhunës ndaj tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB