PUKË-Skënder Nika, i cili u dhuna së basku me bashkëshorten e tij, Bardhe Nika mëngjesin e sotëm nga persona ende të pa identifikuar ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Nga spitali ai rrëfen se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar. Nika deklaron se autorët ishin të pajisur me armë dhe shkopinj. Lidhur me incidentin e rëndë ai shprehte se ka patur një konflikt me një familje në fshat, të cilët e kanë akuzuar për spiunazh.
“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome. Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë. Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar. Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, -thotë ai për mediat.
Një deklaratë për mediat ka dhënë edhe bashkëshortja e tij, Bardhe Nika, e cila me të dëgjuar zhurmën dhe britmat e të shoqit ka dalë në rrugë, ku u përpoq të shpëtonte te shoqin, por ra pre e dhunës. Ajo deklaron se gjithçka ka nisur tre ditë më parë, ku autori i pretenduar prej saj, ka pasur një përplasje me djalin e saj.
“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”,- tha ajo për News24.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, ku çifti i bashkëshortëve Nika u dhunuan nga persona ende të pidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis. Denoncimi i parcelave dyshohet se është bërë shkak i dhunës ndaj tyre./ZËRI
