Aktualitet

Plagosi 2 persona në Paskuqan! Arrestohet vëllai i Fatjon Muratit, e shkuara e errët nga 'Masakra e Don Boskos'...

Sipas policisë, 41-vjeçari dyshohet se më 2 qershor, gjatë një konflikti në zonën e Paskuqanit, plagosi me thikë dy shtetas

F.I
Plagosi 2 persona në Paskuqan! Arrestohet vëllai i Fatjon Muratit, e
Ylli Murati

TIRANË-Ylli Murati, 41-vjeç i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë është arrestuar nga Policia e Tiranës. Arrestimi i tij u bë në zonën e Mine Pezës, ku gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë e ftohtë (thikë) si dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kokainë.

Sipas policisë, 41-vjeçari dyshohet se më 2 qershor, gjatë një konflikti në zonën e Paskuqanit, plagosi me thikë dy shtetas. Ylli Murati rezulton të jetë vëllai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për Policinë. 

Emri i Fatjon Muratait u përmend si i perfshirë në masakrën e Fushë Krujës ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Ndërkohë, ai njihet edhe për masakrën e “Don Boskos” në 2023, kur i bën atentat në lokalin e tij e humbi jetën banakierja. 

Pasditen e 12 marsit 2023, persona të dyshuar si pjesë e grupit të Ervis Martinajt u afruan pranë lokalit të Fatjon Muratit në "Don Bosko" dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi. Viktimë mbeti Mimoza Paja, ndërsa u plagosën: Shehat Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Memaj, Emanuel Sala, Ermir Dejucku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10-vjeçare, mbesa e viktimës Paja, e cila dëshmoi të gjithë masakrën.

Njoftimi i policisë:

I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.

Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Udhëkryqi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. M., 41 vjeç.

Në kuadër të operacionit u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”, automjeti me drejtues 41-vjeçarin. Në automjet u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë 2 qershor 2026, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB