Aktualitet

Protestuesit të ndarë në grupe? Qytetarja: Kush është ky që na udhëzon! Protestuesi: I kam me video kërcënimet, po më ndodhi gjë...

Në një replikë në rrjete sociale, Visuar ka ngritur akuza të rënda, duke deklaruar se është sulmuar dhe kërcënuar dhe i ka me video

F.I
Protestuesit të ndarë në grupe? Qytetarja: Kush është
Eva Pango dhe Visuar

TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve në Tiranë hyn në ditën e 18-të radhazi kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike, disa tensione janë regjistruar mes protestuesve. Gjithçka duket se filloi pas incidentit në ditën e 15-të, kur një grup njerëzish udhëhoqën disa qindra protestuesish drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe pastaj Aeroportit të Rinasit, duke krijuar polemika të forta dhe ndarje. 

Mes qytetarëve ka nga ata të cilët janë parë si aktivistët kryesorë, të cilët kanë spikatur me thirrjet e tyre apo lëvizjet gjatë protestës. Në përplasje ka ndodhur në rrjet mes Eva Pangos dhe Visuar, i njohur në rrjet si 'banka e fundit'. Ky i fundit reagoj me një video për incidentin në Rinas, ku u shfaq bashkë me disa qytetarë duke u shprehur se mendimi për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, nuk ishte i tyre. Visuar u shpreh se janë kundër këtyre marshimeve dhe kërkojnë të qëndrojnë brenda Tiranës. Në reagimin e tij ai u shpreh se distancohen nga çdo vendim tjetër.

Reagimit të tij iu përgjigj faqja në rrjete sociale Trakt.al, e cila i përket Eva Pangos. Sipas saj Visuar nuk e njeh akush dhe po përpiqet të marrë drejtimin e marshimeve dhe jep sygjerime, duke marrë udhëzime nga të tjerë. Në postim thuhet se grupi i Trakt.Al ka patur përplasje me bankën e fundit, ku hedh dyshime se dikush e udhëzon të marrë drejtimet nëpër Tiranë.

"E para në Akte Mosbindjeje në Revolucionin e supozuar, secili ka të drejtë të bëjë çtë dojë, megjithëse kjo Lëvizja e Rinasit ishte shumë e çuditshme dhe e lodhshme. E dyta, ky djalë që shprehet në Video kush është? E di njeri si quhet? Çfarë formimi ka? A ka formim politik të flasë kështu dhe të fillojë të sillet si drejtues I Marshimit të natës të rreth 100 mijë njerëzve? Mban megafonin në mënyre demonstrative dhe bëhet i dhunshëm kur ja kërkon të japësh sygjerime. Ne grupi i Trakt Al posaçërisht kemi patur përplasje me të. Në fillim ishte njëri në marshim si gjithë të tjerët, e pamë që ishte agresiv por nuk mund të jepte sygjerime apo vendime që mund të merreshin parasysh. Tashmë ai shoqërohet nga një grup shumë i madh bodyguardësh që përjashtojnë këdo që tenton të japë sugjerime. Madje ky i drejtohet dhe turmës “poshtë patronazhistët” që të mbajë kontrollin vet. Ndërkohë asnjeri nuk e di kush është! Thjesht mban megafonin në fillim dhe merr drejtimet nëpër Tiranë, pra dikush e udhëzon. Në video thotë shpesh “Ne, Ne” Kush janë “Ne?”-thuhet në postim.

Në një replikë në rrjete sociale, Visuar ka ngritur akuza të rënda, duke deklaruar se është sulmuar dhe kërcënuar dhe i ka me video. Banka e fundit shprehet se pamjet janë në duar të sigurta dhe nëse i ndodh gjë do të publikohen me zë e figurë. Visuar shprehet se Eva Pango është ajo që ka dashur të prishë protestën, duhe u ngjitur në shkallët e kryeministrisë që ditën e dytë. Ai theskon se nuk do të pranojë sugjerime nga persona që kanë dashur të prishin protestën, duke iu referuar Eva Pangos.

Protestuesit të ndarë në grupe? Qytetarja: Kush është

Protestuesit të ndarë në grupe? Qytetarja: Kush është

Protestuesit të ndarë në grupe? Qytetarja: Kush është

Qytetarët si duket janë ndarë në grupime të ndryshme, ndërsa në ditën e 16-të të protestës u zbuluan për herë të parë identitetin e tre personave që qëndrojnë në zanafillën e kësaj lëvizjeje: Luçiana Kokajn nga Rrjolli, Alben Kolën nga Kukësi dhe Arlinda Lleshin nga Lezha.

Poll

MOS HUMB