Aktualitet

"Mos voto më 14 maj"/ Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në GJKKO (VIDEO)

Bufi akuzohet për "përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore", ndërsa më herët SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg.

zh.ll
"Mos voto më 14 maj"/ Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi
majlinda bufi ne gjkko

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Bufi akuzohet për "përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore", ndërsa më herët SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg. Megjithatë, Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK  ka sugjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në “Shërbim Prove” për 2 vjet.

Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike, duke e kërcënuar. 

E pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i ka kërkuar atij të heshtë dhe të mos votojë farë në zgjedhjet e 2023. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB