Aktualitet

Defekti në radarët e AlbControl, Aeroporti i Tiranës: Po menaxhohen pasagjerët e prekur, 5 fluturime të anulluara

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

Redaksia Zëri

Defekti në radarët e AlbControl, Aeroporti i Tiranës: Po

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me një defekt teknik në sistemin e radarëve të AlbControl, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror. Në njoftim bëhet e ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

Deri tani: 5 fluturime të anulluara, 1 i riskeduluar për ditën e nesërme, 12 fluturime me vonesa në nisje dhe 3 fluturime te vonuara në ardhje.

Njoftimi:

Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.

Poll

MOS HUMB