VLORË- Një përplasje mes banorëve të lagjes “1 Maji” në Vlorë dhe Policisë është regjistruar ditën e sotme.
Policia e Qarkut Vlorë, së bashku me Policinë Bashkiake, kanë ndërhyrë për largimin e një familjeje pranë godinës së Qendrës Shëndetësore Nr. 3 në qytetin bregdetar. Dajana Ruçaj thotë se jeton në këtë godinë së bashku me familjen e saj që prej vitit 1996, ndërsa banesa është përdorur prej tyre prej afro 30 vitesh.
Familjes i është kërkuar të largohet nga ambientet ku banon, pasi godina pritet të shembet. Përplasjet nisën pasi familja refuzoi të largohej, duke kërkuar fillimisht sqarime lidhur me dokumentacionin dhe bazën ligjore të ndërhyrjes. Ndërsa familjet e tjera të prekura, kërkojnë transparencë mbi procedurat që po ndiqen, dokumentacionin përkatës për lirimin e godinave, si dhe trajtimin e tyre me strehim.
View this post on Instagram
Shembja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë ka nisur më 22 gusht. Deri më tani janë shembur më shumë se 12 banesa, ndërsa pritet të prishen edhe 26 të tjera. Shembja lidhet me projektin për lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin e Jahteve./ZËRI