Aktualitet

Defekt në radarët e AlbControl, pezullohen përkohësisht fluturimet në Rinas, kompania: Po punohet për rikuperimin e plotë

Shkak dyshohet të jetë një defekt teknik në sistemin e radarëve të AlbControl, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror.

l.k
Defekt në radarët e AlbControl, pezullohen përkohësisht
Foto ilustruese

RINAS- Janë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet të jetë një defekt teknik në sistemin e radarëve të AlbControl, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror.

Sipas informacioneve paraprake, asnjë avion nuk është lejuar të ulet apo të ngrihet nga pista e aeroportit “Nënë Tereza”, si masë sigurie deri në rikthimin e plotë të sistemeve.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat dhe vetë kompania "Albcontrol", e cila njofton se defekti ndodhi rreth orës 17:30, duke sjellë fikjen e menjëhershme të sistemeve të monitorimit. Kompnaia shprehet se falë reagimit në kohë, rreth orës 18:00, u arrit rikthimi i 90% të funksioneve normale të sistemit, ndërsa po punohet për rikuperimin e plotë të tij. 

Njoftim për mediat: 

“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë.

Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë."

Defekt në radarët e AlbControl, pezullohen përkohësisht

Defekti mund të shkaktojë vonesa për udhëtarët që po hyjnë ose po dalin nga vendi ynë./ZËRI

Poll

MOS HUMB