Aktualitet

“Betohem”, Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën në krye të Policisë, Hoxha: Është një oficer karriere

Proda ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të komisariatit të Elbasanit dhe me propozim të ministrit të brendshëm tashmë do të jenë në postin më të rëndësishëm të policisë

E.K
“Betohem”, Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën në krye
Ilir proda

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një ceremoni që është mbajtur në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë. Proda kreu betimin e tij, para drejtuesve të policisë së shtetit, ndërsa ceremonia zyrtare do të mbahet pas përzgjedhjes së të gjithë shefave të komisariateve në mbarë vendin.

“I nderuar zoti ministër, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda gjatë fjalës së tij. 

Nga ana e tij, ministri Ervin Hoxha tha se Proda është një oficer karriere që i ka ngjitur të gjitha gradat.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Me vendim të kryeministrit Edi Rama, Ilir Proda është emëruar në krye të Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë pozicion Muhamet Rrumbullakun. Proda ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të komisariatit të Elbasanit dhe me propozim të ministrit të brendshëm tashmë do të jenë në postin më të rëndësishëm të policisë.

Ministri Hoxha në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, tha se Proda i ka kaluar të gjitha filtrat për pastërtinë e figurës, pas sekuestrimit të telefonit të tij nga Prokuroria e Posaçme, pasi është në mesin e të hetuarve për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e vëllezërve Çopja. I kontaktuar nga BIRN, Proda pranoi se celulari i tij ishte aktualisht i sekuestruar dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”. Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër konfirmoi hetimin në proces për dekonspirim, por u tregua e rezervuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për verifikimin e Prodës./ZËRI

Poll

MOS HUMB