Video

Ilir Proda në krye të Policisë së Shtetit, telefoni i tij në SPAK

Ministri Hoxha në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, tha se Proda i ka kaluar të gjitha filtrat për pastërtinë e figurës, pas sekuestrimit të telefonit të tij nga Prokuroria e Posaçme, pasi është në mesin e të hetuarve për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e vëllezërve Çopja.

k.m.
Ilir Proda në krye të Policisë së Shtetit, telefoni i tij
Ilir Proda

TIRANË- Me vendim të kryeministrit Edi Rama, Ilir Proda është emëruar në krye të Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë pozicion Muhamet Rrumbullakun. Proda ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të komisariatit të Elbasanit dhe me propozim të ministrit të brendshëm tashmë do të jenë në postin më të rëndësishëm të policisë.

Ministri Hoxha në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, tha se Proda i ka kaluar të gjitha filtrat për pastërtinë e figurës, pas sekuestrimit të telefonit të tij nga Prokuroria e Posaçme, pasi është në mesin e të hetuarve për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e vëllezërve Çopja. I kontaktuar nga BIRN, Proda pranoi se celulari i tij ishte aktualisht i sekuestruar dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”. Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër konfirmoi hetimin në proces për dekonspirim, por u tregua e rezervuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për verifikimin e Prodës./ZËRI

Poll

MOS HUMB