
TIRANË- Mesazhet mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit janë të falsifikuara. Kështu lajmëroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pasi doli nga SPAK. Sipas tij, Altin Dumani dhe Alfred Shehu e kishin siguruar se dokumenti nuk ishte i formatit që SPAK përdor për të zbardhur përgjimet e aplikacionit "SkyECC".
Paralelisht në media është zbuluar se emrat dhe firmat e oficerëve të Policisë Gjyqësore, Joni Keta dhe Ermal Hasa, janë marrë "copy-paste" nga dosja “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor. Për të zbuluar më shumë detaje se kush fshihet pas adresës "Mbreti Zog", Bardhi gjithashtu njoftoi se ka lënë telefonin e tij personal në SPAK. Po ashtu, shtoi se ka pasur edhe persona të tjerë që janë shantazhuar në të njëjtën mënyrë, por kanë zgjedhur që të mos i bëjnë publike rastet e tyre./ZËRI