
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore për dosjen "Metamorfoza" është zhvilluar për 3 orë mes debateve dhe përplasjeve mes dy prokurorëve Arben Kraja e Altin Dumani dhe avokatëve të të pandehurve. Pika për të cilën përplasen palët janë përgjimet e siguruara nga aplikacioni "SkyECC".
Mbrojtja e të pandehurve pretendon se mesazhet që janë transkriptuar, nuk janë fakte, por përgjime dhe nuk mund të konsiderohen provë. ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali kërkuan gjykim të shkurtuar dhe kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese, ndërsa biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe të pandehurit e tjerë kanë kërkuar që të kenë gjykim të zakonshëm. Seanca u shty për shkak të mbarimit të orarit zyrtar dhe do të vijojë më datë 8 tetor./ZËRI