Video

Përgjimet që nxorrën zbuluan pedagogët e “Drejtësisë”

Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t’i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.

Redaksia Zëri
Përgjimet që nxorrën zbuluan pedagogët e
Gasper Kokaj

TIRANË- Një dosje penale që mban Nr. 474, e cila është regjistruar në Prokurorinë e Lezhës për ndjekjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së drogës, ka nxjerrë zbuluar një seri bisedash të përgjuara, që flisnin për një episod korruptiv në sistemin e Drejtësisë dhe në sistemin universitar në Shkodër. OraNews shkruan se të pandehur për korrupsion pasiv përfunduan profesorët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, si: Dekani Gasper Kokaj, shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij Departamenti, Luljeta Zefi.

Nën akuzë për korrupsion aktiv kanë përfunduar dhe Lekë Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët janë prindërit e dy studenteve që kishin ngelur në provimet e “Masterit”. Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t’i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale. SPAK ka përgjuar numrat telefonikë të Lekë Tonit, i cili diskuton për data provimesh, shuma monetare dhe pedagogë.

Nga verifikimet ka rezultuar se Lekë Toni ka dy vajza, të cilat janë në moshë për të ndjekur studimet e arsimit të lartë. Në përgjim është vendosur dhe Pëllumb Ndreca, i cili rezulton se ka një vajzë në moshë për të ndjekur studimet e larta, e cila quhet Arlinda Ndreca. Nga konteksti i shumë bisedave të përgjuara, duket sikur këta dy persona dhe fëmijët e tyre, komunikojnë në lidhje me provimet, ku vajzat e tyre nuk kanë marrë notë kaluese dhe kërkonin mundësinë për të gjetur një zgjidhje për të kaluar, duke ofruar para tek pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër./ZËRI

Poll

MOS HUMB