Video

Ilir Proda, zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit

Tashmë emri i Prodës pret për konfirmim në tavolinën e kryeministrit Edi Rama.

F.m
Ilir Proda, zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit
Ilir Proda

TIRANË- Ilir Proda është zyrtarisht emri që pritet të vendoset në krye të Policisë së Shtetit. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha e ka dërguar propozimin e tij dhe tashmë emri i Prodës pret për konfirmim në tavolinën e kryeministrit Edi Rama. Proda aktualisht mban postin e drejtorit të komisariatit të policisë së Elbasanit, dhe është një prej 5 kandidatëve që kanë marrë më shumë pikë, pas marrjes në pyetje nga Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme. Katër të tjerët ishin Altin Mena, Ardian Çipa, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita. Në këtë post, Proda zëvendëson Muhamet Rrumbullakun.

Poll

MOS HUMB