Video

Elbasani pa drejtues politik, Berisha s’e zëvendëson Salianjin

Teksa u pyet sot nga gazetarët, Berisha tha se Salianji mbetet i deleguari i nderit për fushatën e PD në Elbasan.

k.m.
Elbasani pa drejtues politik, Berisha s’e zëvendëson Salianjin
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

ELBASAN- Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, do të hezitojë që të përzgjedhë një drejtues të ri politik për qarkun e Elbasanit, pas arrestimit të Ervin Salianjit. Teksa u pyet sot nga gazetarët, Berisha tha se Salianji mbetet i deleguari i nderit për fushatën e PD në Elbasan.

Deri më tani janë lakuar një sërë emrash si zevendësues të mundshëm të Salianjit, për drejtimin politik të qarkut të Elbasanit. Një prej emrave të përmendur ishte dhe ai i deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh se do të ishte e gatshme, në rast se një vendim i tillë do të merrej nga drejtuesit e PD./ZËRI

Poll

MOS HUMB