
Sali Berisha
TIRANË- Një ditë pas burgosjes së Ervin Salianjit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku njoftoi edhe aksionin që do të ndiqet nga opozita. Berisha tha se PD nuk ka ndërmend që të shndërrohet në një parti kladenstine, duke iu referuar zërave për mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryedemokrati paralajmëroi mosbindje civile në çdo rrugë, në çdo qytet, si dhe në sallën e Kuvendit, duke lënë të kuptohet se do të përsëritet radikalizmi i qëndrimit si vitin e kaluar.
Poll