Aktualitet

A ka kaluar Ilir Proda filtrin e SPAK-ut? Si përgjigjet ministri i Brendshëm

Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha organet ligjzbatuese janë pyetur dhe se kandidatët janë verifikuar, duke shtuar se pastërtia e tyre është në përputhje me ligjin.

M.M
A ka kaluar Ilir Proda filtrin e SPAK-ut? Si përgjigjet ministri i
ilir proda dhe ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur pas mbledhjes së qeverisë, për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Teksa u pyet nga gazetarët, Hoxha komentoi sekuestrimin nga SPAK të telefonit të Prodës.

Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha organet ligjzbatuese janë pyetur dhe se kandidatët janë verifikuar, duke shtuar se pastërtia e tyre është në përputhje me ligjin.

Ai shtoi se drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka kaluar këto etapa verifikimi.

“Të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në kohë rekord dhe përgjigja e tyre ishte e shpejtë, Kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje me ligjin.

Procesi është transparent. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi”, tha ministri i Brendshëm.

“Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Ilir Proda. Pas një konkurrimi mbi më shumë se 10 drejtuesish të lartë policie dhe verifikimet e bëra nëpërmjet procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve, kandidati i cili sot u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë do të jetë në krye të Policisë së Shtetit”, tha ministri Hoxha.

Menjëherë pas emërimit të drejtorit të ri, do të nisë procesi i konkurrimit edhe për drejtuesit e policisë në qarqe.

“Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të vendosim konkurrimin e ri i cili do të hapë një proces të ri përsa i përket të gjithë drejtuesve në qarqe”, theksoi ministri Hoxha.

Ilir Proda u emërua sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me vendim të kryeministrit Edi Rama. Proda e mori detyrën si kreu i Policisë pasi Muhamet Rrumbullaku hoqi dorë nga kjo detyrë. Kryepolici i ri u zgjdh përmes një garë të njoftuar nga ministri Ervin Hoxha disa javë më parë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB