Aktualitet

Iu merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe aplikonin në emër të tyre për kredi, dy persona në pranga

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura

E.K
Iu merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe aplikonin në emër
Foto ilustruese

FIER- Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit, në një operacion të koduar ‘Kredia’. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se personat e arrestuar janë Ardit Hoxha dhe Fatmir Sadiku. Personat e arrestuar iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia. 

Poll

MOS HUMB