Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, paraqitet 30' në SPAK, 'kyç gojën' para gazetarëve

Bardh Spahia la detyrën si kryebashkiak i Shkodrës, pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2023 përballë Benet Becit

E.K
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, paraqitet 30' në
Bardh spahia ne spak

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, dhe njëherësh ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK, i shoqëruar dhe nga avokati i tij. 

Spahia qëndroi për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk preferoi të jepte asnjë koment mbi arsyet e thirrjes së tij para hetuesve. 

'S'ka asgjë që mund të ketë interes publik", tha Spahia për gazetarët.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se thirrja e Spahisë në SPAK lidhet me një padi të dorëzuar ndaj tij për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Shkodrës. Pasi kjo e fundit ka shpallur moskompetencën, çështja i ka kaluar SPAK, që merret me hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë. 

Spahia la mandatin e deputetit në Kuvend, në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në vitin 2022 në Shkodër, të cilat u fituan prej tij. Një vit me vonë ai humbi garën e 14 Majit, përballë Benet Becit, duke ndërprerë në këtë mënyrë përkohësisht edhe rrugëtimin e tij politik. Aktualisht, ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, ndërsa pritet për t’u parë nëse do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ZËRI

Poll

MOS HUMB